Papa Françesku ka përlotur sot mijëra besimtarë jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën duke u lutur për herë të parë në një shesh bosh. Ai ka mbajtur një meshë të veçantë të transmetuar drejtpërdrejtë jashtë Bazilikës së Shën Pjetrit.
Nën qiellin me shi, ai u lut për italianët e prekur nga koronavirusi.
"Ju kërkojmë mos kemi frikë."u lut Papa." Por ju, Zot, nuk do të na lini në mëshirën e stuhisë. " Papa Françesku citoi një pasazh të Ungjillit të Shën Mateut, ku Jezusi qetësonte detin gjatë një stuhie që tmerroi dishepujt e tij.
Duke e krahasuar me pandeminë e tanishme që ka kapluar globin, Ati i Shenjtë tha: "Në këtë stuhi, fasada e egos dhe atyre që shqetësohen vetëm për imazhin tonë, ka rënë, duke zbuluar edhe një herë atë përkatësinë e përbashkët, nga e cila nuk mund të privohemi: përkatësinë jonë si vëllezër dhe motra”, tha ai. "Ne kemi nevojë për Zotin, ashtu si lundruesit antikë kishin nevojë për yjet" tha Papa Françesku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.