Media Galeri

Panik në bord, motori i avionit Delta merr flakë menjëherë pas ngritjes (video)

Një avion i kompanisë Delta Air Lines u detyrua të kryente një ulje emergjente në Brazil, pasi një defekt në motor u shfaq menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar edhe flakë.

Fluturimi DL104, me destinacion Atlantën, hasi një problem mekanik në motorin teksa po ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos në Sao Paulo. Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregojnë shkëndija që dalin nën krahun e avionit në momentin e ngritjes, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te pasagjerët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë