Jete & Stil

Pandemia nxiti çrregullimet e të ngrënit tek adoleshentët

Shkencëtarët kanë vënë re se janë shtuar çrregullimet e të ngrënit tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj. Gjithashtu janë rritur kërkesat për trajtim. Ekspertët thonë se ata kanë parë rritjen më të madhe gjatë vitit të kaluar në anoreksi nervore, një çrregullim i të ngrënit ku njerëzit privojnë veten nga ushqimi. Çrregullime të tjera që shihen përfshijnë bulimia nervosa, ku njerëzit ushqehen shumë me ushqim dhe më pas përpiqen ta heqin qafe atë me laksativë ose të vjella dhe çrregullim i ngrënies së tepërt, ku njerëzit konsumojnë sasi të tepërt të ushqimit në një periudhë të shkurtër.
Tracy Richmond, drejtor i programit të çrregullimeve të të ngrënit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit, kohët e fundit përfundoi një studim që u botua në revistën “Journal of Adolescent Health” i cili tregon nivelet e shtrimit në spital të pacientëve me çrregullime të të ngrënit të cilët janë trefishuar në pandemi. Kërkesa për trajtim ambulator gjithashtu është rritur ndjeshëm, nga një mesatare prej 6 raste në javë në 23 raste.
“Pacientët që vijnë nuk janë në gjendje të lehtë. Disa kanë humbur sa 50% të peshës së tyre trupore”, tha Richmond.
Richmond tha se të dhënat paraprake që ajo ka mbledhur nga 14 qendra të trajtimit të çrregullimeve të të ngrënit në të gjithë vendin tregojnë shtrime në spital të paktën dyfishuar gjatë pandemisë. Një skenar i zakonshëm, tha ajo, është se adoleshentët janë përpjekur të hanë shëndetshëm duke u frymëzuar nga videot e të famshmëve në Tik Tok.
Çrregullimet e të ngrënit zakonisht janë diagnostikuar tek vajzat e reja. Richmond tha se ajo po sheh pacientë të moshës 10 ose 12 vjeç.
“Eating Recovery Center”, një rrjet privat shëndetësor me30 qendra në shtatë shtete të botës thotë se ka marrë rreth 2,000 thirrje më shumë të pacientëve të rinj në dy muajt e parë të vitit 2021, një rritje prej 90% në të njëjtën periudhë në 2020.

Michaela Voss, drejtoresha e Qendrës së Çrregullimeve të Ushqimit në Spitalin e Fëmijëve Kansas City, tha se shumë prej adoleshentëve që ata shihnin kishin probleme me imazhin e trupit ose ngrënien e çrregullt para pandemisë.
“Dhe pastaj ndodhi izolimi dhe ata nuk kishin asgjë tjetër për të bërë, por për të vazhduar me ato mendime e atëherë gjendja e tyre u bë serioze,” tha ajo.
Jason Nagata, asistent profesor i pediatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisco i cili specializohet në çrregullimet e të ngrënit, tha se rritja e thirrjeve të Zoom dhe përdorimi i rrjeteve sociale ka bërë që disa të rinj të përqendrohen më shumë në imazhin e trupit.
Nagata tha se ai gjithashtu ka parë atletë të shkollës së mesme dhe kolegjit të zhvillojnë çrregullime të ngrënies pasi u prishën rutinat e trajnimit. Ata “u kthyen në ushtrime të tepërta të tyre për të kompensuar humbjen e kontrollit, ose për t’u përpjekur të rikthehen në rutinën e tyre, përfshirë disa që filluan të ushtronin pesë ose më shumë orë në ditë.
“Edhe nëse nuk e kufizoni marrjen e kalorive, nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë nga sasi të pabesueshme të ushtrimeve, mund të ketë të njëjtat efekte fiziologjikisht”, tha ai.
Çrregullimet e të ngrënit nuk zhduken vetvetiu. Ata kërkojnë ndërhyrje, vuri në dukje Neville H. Golden, shefi i qendrës pediatrike në Stanford Medicine.
“Është e rëndësishme të marrësh ndihmë. Sa më herët të fillohet një ndërhyrje, aq më i mirë është rezultati,” shtoi ai.
Burimi:The Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë