Ngjarje

Pandemia ka nxitur edhe më shumë ekstremizmin në internet

Izolimi nga pandemia e Covid-19 ka nxitur fushata ekstremiste edhe online, duke filluar nga teoritë terroriste e duke vijuar me dezinformatat në fusha të ndryshme.
Jacob Davey nga Instituti i Dialogut Strategjik (ISD) në Britani tha se studimet tashmë kishin treguar "ka pasur një përhapje të aktivitetit të dëmshëm dhe shqetësues në internet" gjatë pandemisë, me një ndikim që është i pamundur të parashikohet.
"Ajo që kemi parë është dëshmi e rritjes së aktivitetit në internet në një gamë të gjerë çështjesh ekstremiste gjatë izolimit. Nuk është vetëm material terrorist, por një sërë dezinformatash, "tha Davey.
Vitin e kaluar Njësia e Referimit të Internetit kundër Terrorizmit në Mbretërinë e Bashkuar (CTIRU) tha se ishin raportuar video dhe informacione me përmbajtje terroriste 7% më shumë gjatë vitit 2020 bë krahasim me një vit më parë.
Një studim i ISD, i cili studion ekstremizmin në të gjithë botën, tregoi se përmbajtja në faqet dhe grupet ekstremiste në Kanada u rrit me 33.7% në “Facebook” vitin e kaluar, ndërsa postimet terroriste në platformën 4Chan ku njerëzit mund të postojnë në mënyrë anonime çfarë të duan u rritën 66.5%.
“Natyra e kërcënimit terrorist po ndryshon tashmë në krahasim me kohën para pandemisë. Kjo ka do të thoshte se tashmë kishte më pak komplote të drejtuara dhe një rritje të ndikimit dhe bindjes përmes internetit”, tha Paul Gill, një profesor i sigurisë dhe shkencës së krimit në Universitetin “College” Londër.
Sipas Gill izolimi e kishin bërë më të vështirë për njerëzit shoqërimin me persona të ndryshëm dhe kjo shtoi informimin për çështje të ndryshme në internet.
“Ekzistojnë gjithashtu dëshmi në rritje se izolimi kontribuoi në presione më të gjera të shëndetit mendor dhe kështu njerëzit bëhen më të ndjeshëm për t’u ndikuar nga idetë ekstremiste", tha Gill.
Ai përmendi shembullin e Jake Davison, i cili në gusht vrau nënën e tij dhe katër të tjerë me një armë gjahu para se të kthente armën mbi veten në Plymouth. "Ideologjia është aq e përzier me ankesat personale saqë mund të jetë e vështirë në raste të tilla të dimë se cilat janë motivet shtytëse," tha Gill.
Disa njerëz bënë thirrje që rasti i Davison të cilësohej si terrorizëm pasi ai postoi mesazhe në internet duke e përshkruar veten si një beqar i pavullnetshëm ose "incel", por oficerët e lartë thanë muajin e kaluar se ata nuk besonin se ideologjia incel ishte në vetvete terroriste dhe se seria e vrasjeve nuk përbën terrorizëm.
Sipas ekspertëve ekstremizmi islamik mbetet, kërcënimi më i madh terrorist me të cilin përballen vendet, i ndjekur nga ekstremizmi i djathtë. Por ekspertët tregojnë gjithashtu për një kategori të re, me rritje të shpejtë të quajtur ekstremizmi i përzier, i paqartë ose i pasigurt (MUU), ku është më e lehtë të përcaktosh dhunën sesa mendimi që e nxiti atë.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë