Në një shkretëtirë në Sudanin lindor, përgjatë brigjeve të lumit Nil, shtrihet një kompleks prej rreth 200 piramidash antike. Nga gërmimet arkeologjike shumë prej tyre janë identifikuar si varre të mbretërve dhe mbretëreshave të Mbretërisë Meroitike që sundoi këtë zonë për më shumë se 900 vjet. Ky qytetërim është pak i njohur dhe i rrethuar nga shumë pikëpyetje, ndryshe nga qytetërimet e tjera mesdhetare dhe ato të Lindjes së Mesme, të cilat janë të eksploruara gjerësisht.
Këto piramida janë zbuluar nga një grup arkeologësh francez, pas një pune kërkimore e shtrirë në disa vite. Piramidat janë të ndërtuara nga një material i ngjashëm me tulla dhe deri më tani besohet se është zbuluar vetëm një e katërta e tyre.
Piramidat Nubiane, më të vogla se simotrat e tyre egjiptianë janë me baza më të ngushta dhe me kënde më të pjerrëta. Ato janë ndërtuar midis 2700 dhe 2300 vjet më parë, me elemente dekorative të ngjashme me kulturat e Egjiptit Faraonik, Kulturën Greke dhe Romake. Megjithëse piramidat janë një nga atraksionet kryesore për turistët, në Sudan industria lokale e turizmit është shkatërruar nga një seri sanksionesh ekonomike të vendosura nga vende të ndryshme perëndimore për shkak të luftës civile në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.