Eklipsi total i diellit u shfaq në Amerikën Qendrore dhe Veriore sot, (e hënë, 8 prill). Pa pas orës 19:00, miliona njerëz panë Hënën të kalonte përballë Diellit.
Eklipsi filloi nga Oqeani Paqësor Jugor, teksa rajonet e para të Meksikës e vëzhguan atë nga bregu i Paqësorit. Rruga e eklipsit kaloi Meksikën dhe vazhdoi në SHBA duke kaluar përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas duke kaluar nëpër Kanada.
Sipas NASA-s, mbi 300 milionë njerëz do të kenë mundësinë të përjetojnë qoftë edhe një eklips të pjesshëm.
Sa i rrallë është një eklips total diellor?
Eklipset diellore në vetvete nuk janë aq të rralla në fakt, ka rreth dy deri në katër që ndodhin çdo vit. Por mundësia për të parë një eklips të plotë diellor është shumë më e rrallë. Toka është mjaft e madhe dhe pjesa më e madhe e saj është e mbuluar nga oqeane.
Në fakt, ky është eklipsi i parë diellor në këtë shekull që është i dukshëm në të tre vendet e Amerikës së Veriut, SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.