Gazeta Si - Në një tjetër video nga kamerat e sigurisë tregohet qartë momenti i atentatit ndaj Klaudio Prendit disa ditë më parë në Tiranë.
Nga pamjet, duket se 28-vjeçari ka lënë ambientet e lokalit ku po qëndronte dhe i është drejtuar mjetit të tij “Mercedes-Benz G-Class”.
Sapo ai ka mbyllur derën e shoferit, në kamera shfaqet makina “Audi” e autorëve që besohet se zbriti nga zona e Freskut.
LEXO EDHE:
- Ekzekutimi i Klaudio Prendit, momenti kur autorët i afrohen paralel me makinë dhe e qëllojnë. Djali i ish-gjyqtarit kishte konflikte për borxhin 15 mijë euro (video)
- Vrasja e Klaudio Prendit në Tiranë, 'Audi' i autorëve ishte vjedhur 1 vit më parë te Liqeni Artificial
Pasi janë afruar kanë qëlluar me armë drejt mjetit të Prendit. Mësohet se 7 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes, 5 nga të cilat i kanë kapur në makinë dhe 3 plumba kanë prekur në trupin e Klaudio Prendit.
Ndërkohë në një tjetër video të publikuar më herët, pas makinës së Prendit ka qenë një mjet tjetër që ka lëvizur me shpejtësi mbrapsht sapo shoferi ka parë të shtënat. E nga aty autorët lëvizin me shpejtësi më pas në drejtim për nga qendra.
Ata e kanë çuar mjetin në Farkë, aty ku e kanë djegur tërësisht. Policisë iu desh ta kontrollonin dy herë për të gjetur aty armën e krimit, një pistoletë, e cila ishte plotësisht e djegur.
Policia e Tiranës po heton në disa pista pas vrasjes së Klaudio Prendit, djali i ish-gjyqtarit të GJKKO, Fran Prendi. Një ndër më të besueshmet është konflikti që 27-vjeçari ka pasur kohët e fundit.
Mësohet se i riu ka pasur një shumë rreth 15 mijë euro për të kthyer dhe për këtë arsye dyshohet se është konfliktuar me grushte pak ditë më parë.
Ish-gjyqtari Fran Prendi, në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por nuk e mendonte sa do të përfundonte deri në atentat. Ai ishte tërhequr nga istemi i drejtësisë para disa vitesh pak pas nisjes së procesit të Vettingut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.