Media Galeri

Pamje mahnitëse nga shpërthimi i vullkanit Mauna Loa

Mauna Loa, vullkani më i madh në botë, është riaktivizuar pas 40 vitesh.

Deri më tani raportohet se rrjedha e llavës është kryesisht e kufizuar pa rrezikuar qytetin, por banorët janë vënë në gatishmëri dhe janë paralajmëruar më herët për rrezikun e rënies së hirit.

Asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar dhe zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë, thonë zyrtarët e emergjencës.

Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan.

Vullkani ngrihet 4.169m mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej më shumë se 5.179 km katrore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë