Lajme

Paloka: Tahiri, si femrat që qepen e tundin çarçafin e virgjërisë

Menjëherë pas konferencës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka.

Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai e ka krahasuar këtë konferencë të Tahirit me femrat që qepen për t’u martuar dhe tundin çarçafët e virgjërisë.

“Dikur, ruajta e virgjërisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël. Ka patur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafët e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjër”, shkruan Paloka.

Virgjëria, thotë ai, vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathëta e gjetën zgjidhjen.

“Femra që ishin palluar sa e me kë kishin mundur, kur ju vinte koha për t’u martuar, shkonin tek gjinekologu dhe “qepeshin”. Pas kësaj, familja ju gjente ndonjë burrë nga provinca dhe gjithçka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafët e përgjakur. Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër… Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë, duke tundur çarçafët përpara gazetareve”, shkruan Paloka në “Facebook”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë