Kuriozitete

Pakistani, vendi ‘i rëndësishëm’ në Kupën e Botës

Dhe pse një vend i dhënë më shumë pas kriketi-t, Pakistani po luan një rol shumë të rëndësishëm në Kampionatin Botëror të Futbollit duke prodhuar topat që përdoren në fushat stërvitore në Katar dhe kopjet që u shiten tifozëve në mbarë botën.

Forward Sports, një kompani shumëkombëshe e pajisjeve sportive në qytetin verilindor të Sialkot, bashkëpunon me Adidas prej rreth 20 vitesh. Kompania është prodhuesi i dytë i topit zyrtar të Kupës së Botës në Katar.

Më shumë se 80% e topave të futbollit të prodhuar në Pakistan janë qepje me dorë, një proces i mundimshëm që e bën topin më të qëndrueshëm dhe i jep atij më shumë stabilitet aerodinamik. Qepjet janë më të thella se ato të qepura me makineri.

Gjithsej janë prodhuar 5.5 milionë topa zyrtarë, përfshirë këtu dhe 60 mijë kopje me cilësi të lartë të topave të përdorura gjatë ndeshjeve. Ato përdoren nga skuadrat ndërsa stërviten në Katar dhe u shiten si një produkt entuziastëve të futbollit në të gjithë globin, ndërsa pjesa tjetër shiten si topa me çmime më të ulëta si suvenir.

Dhe pse ky sport ka shumë tifozë në vend, kombëtarja e Pakistanit renditet në vendin e 194 nga 211 sipas vlerësimit të FIFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë