Trend

Paketimi i thjeshtë mund t’i japë fund ‘pandemisë’ së cigareve elektronike

Vendosja e cigareve elektronike në një paketim të thjeshtë mund t’i ndalojë adoleshentët që ti konsumojnë.

Këtë e kanë zbuluar në një studim ekipi i Universitetit të Londrës. Ato thonë se heqja e ngjyrave të ndezura, fotografive dhe shkronjave të bukura nga paketimi mund të jetë një mjet efektiv për të ndaluar të rinjtë të përdorin cigaret elektronike.

Ekipi studioi rreth 2,500 adoleshentë të moshës 11-18 vjeç dhe më shumë se 12,000 të rritur.

Analiza, e botuar në revistën Jama Network Open, zbuloi se adoleshentët nuk do kishin interes për të konsumuar cigare elektronike nëse ato do tregtoheshin në një paketim të thjeshtë.

Ndërsa grupi i të rriturve nuk raportoi ndonjë ndryshim, duke thënë se do i konsumonin sido të ishte paketimi.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se një pjesë më e madhe e adoleshentëve që nuk kishin pirë kurrë cigare elektronike nuk kishin interes të provonin ndonjë nga produktet e tregtuara në paketim të thjeshtë.

Studiuesit thonë se ky është një zbulim i rëndësishëm duke pasur parasysh rritjen shqetësuese të përdorimit të cigareve elektronike që shpesh herë është cilësuar edhe si “pandemia” e cigareve elektronike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë