Jete & Stil

Pagjumësia te fëmijët mund të bëhet kronike në adoleshencë

Adoleshenca është një periudhë kritike e rritjes fizike dhe e zbulimit të vetes, por mund të jetë gjithashtu faza më e rëndësishme për t’i dhënë rëndësi pagjumësisë së fëmijës.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Pediatrics, fëmijët që flinin rreth shtatë orë ose më pak kur ishin rreth moshës 9-vjeçare kishin mbi dy herë e gjysmë më shumë gjasa të vuanin nga pagjumësia në moshë madhore (mesatarisht 24 vjeç), krahasuar me pjesëmarrësit që bënin gjumë normal gjatë fëmijërisë.

Ata që kishin pagjumësi gjatë adoleshencës (mesatarisht 16 vjeç) kishin një rrezik pesë herë më të lartë që simptomat e tyre t’i përkeqësonin në krahasim me adoleshentët që kishin fjetur normalisht. Autorët e studimit thanë se hulumtimi i tyre është studimi i parë afatgjatë që përshkruan trajektoret e zhvillimit të simptomave të pagjumësisë së fëmijërisë deri në moshën madhore.

“Bazuar në studimet tona dhe të të tjerëve më parë, ne nuk prisnim që simptomat e pagjumësisë të vazhdonin në rreth 40% të fëmijëve afërsisht 9-vjeçarë gjatë gjithë rrugës në moshën madhore, pasi ata ishin afërsisht 24 vjeç”, tha Julio Fernandez-Mendoza, autori kryesor i studimit.

Ai tha se këto shifra janë shumë më të larta se sa besohej më parë. Për këtë, prindërit nuk duhet të presin që simptomat e pagjumësisë të zhduken gjatë rritjes.

“Ne duhet ta konsiderojmë adoleshencën një periudhë kritike zhvillimi që simptomat e pagjumësisë të përkeqësohen në një gjendje klinike kronike”.

Gjatë vizitës së parë në laborator të pjesëmarrësve midis viteve 2000 dhe 2005 dhe vizitës së dytë midis 2010 dhe 2013, studiuesit monitoruan gjumin e tyre nga “dritat e fikur” në orën 21:00 deri në orën 23:00 deri në “ndezjen e dritave” 6 e mëngjesit deri në 8 të mëngjesit duke përdorur polisomnografinë, një test që regjistron valët e trurit, nivelin e oksigjenit në gjak, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen dhe lëvizjet e këmbëve dhe syve gjatë gjumit. Në sondazhin e tretë, i cili u zhvillua midis 2018 dhe 2021, të gjithë pjesëmarrësit kishin arritur moshën madhore dhe raportuan se zakonisht flinin nga tre e gjysmë deri në 11 orë në ditë.

Cenueshmëria e gjumit të fëmijëve

Simptomat e vazhdueshme të pagjumësisë në tranzicionin në adoleshencë u përcaktuan kryesisht nga faktorët e sjelljes ose nga të qenit më të prekshëm biologjikisht gjatë periudhës së zhvillimit të adoleshencës, shkruan autorët.

Njerëzit me pagjumësi priren të kalojnë kohë të tepërt në shtrat ose të bëjnë gjëra të tjera në shtrat që nuk janë vetëm duke fjetur, sjellje që ka të ngjarë të mësohen herët, tha Fernandez-Mendoza.

“Megjithatë, një nga mekanizmat kryesorë të pagjumësisë është hipereksitimi, i kuptuar si një crregullim biologjik i simptomave të stresit dhe qendrave të trurit që kontrollojnë zgjimin/fjetjen”, shpjegoi ai. Adoleshentët dihet se e kanë këtë lloj hipereksitimi. Faktorë të tjerë si gjinia, raca ose përkatësia etnike dhe statusi socio-ekonomik mund të ndikojnë gjithashtu në simptomat e pagjumësisë.

Menaxhimi dhe trajtimi i simptomave të pagjumësisë

Studimi thekson nevojën për të trajtuar pagjumësinë e fëmijërisë “me shpejtësi dhe përpjekje për të kapërcyer problemet që mund të çojnë në pagjumësi ose gjumë të dobët”, tha Robin Lloyd, mjek pediatër i mjekësisë së gjumit në klinikën Mayo.

“Ne e shohim pagjumësinë jo vetëm me sfida fizike, por edhe me sfida të shëndetit mendor”, tha Lloyd. “Ka prirje të ketë një marrëdhënie të dyanshme, në atë që njerëzit që kanë më shumë probleme të shëndetit mendor priren të kenë më shumë probleme me gjumin dhe njerëzit që kanë më shumë probleme me gjumin priren të kenë më shumë probleme të shëndetit mendor”.

Ai tha se duke u fokusuar në zakonet dhe sjelljet e mira që ne mund t’i kontrollojmë, veçanërisht në fëmijëri dhe adoleshencë, do të lindë vetëm sjellje të mira dhe zakone pozitive si një i rritur.

Nëse keni një adoleshent që është gjithmonë i lodhur, kjo nuk është në rregull, tha Lloyd. Mos supozoni se ata janë thjesht të përgjumur. Ata mund të jenë të rraskapitur sepse kanë një çrregullim të gjumit ose të ritmit cirkadian ose probleme të shëndetit mendor që ndikojnë në gjumin.

Prindërit, mësuesit dhe pediatrit duhet t’i adresojnë menjëherë këto shenja.

Për të rriturit, terapia konjitive e sjelljes për pagjumësinë (CBT-I) është “trajtimi i linjës së parë për çrregullimin e pagjumësisë, dhe po fiton mbështetje gjithnjë e më të madhe në adoleshencë. Shumë prej nesh shkencëtarë-klinicistë trajtojnë pagjumësinë tek adoleshentët duke përdorur CBT-I me përshtatje minimale”, shtoi Loyd.

Sa më herët ta trajtojmë atë, aq më mirë. Medikamentet e gjumit duhet të jenë një trajtim i linjës së dytë.

Një nga këshillat më të rëndësishme është kontrolli i përdorimit të teknologjisë ose kohës para ekranit.

Lloyd rekomandoi ndjekjen e rekomandimeve të Akademisë së Pediatrisë për kufizimin e kohës para ekranit.

Një gjumë i mirë është i rëndësishëm si për fëmijët ashtu edhe për të rinjtë. Ai përfshin mbajtjen e një orari të qëndrueshëm të gjumit, si dhe një dhomë të qetë, të errët dhe të ftohtë.

Burimi: CNN. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë