Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka theksuar premti i qeverisë për rritjen e paagaave të mësuesve dhe mjekëve do të mbahet.
Në një postim në “Facebook”, ajo shkruan se, sikurse u bë e ditur edhe gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të nivelit të pagave të tyre, ndërsa shton se rritja do të aplikohet duke filluar nga data 1 prill 2019.
“Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare. Sikurse është bërë e ditur gjatë procesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qenësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019”, shkruan Denaj.
Spas saj nga kjo politikë do të përfitojnë: “36 mijë mësues të Arsimit Parashkollor, Arsimit Bazë, Arsimit të Mesëm të Përgjithshëm dhe atij Profesional do përfitojnë rritje të pagës prej 7 %, 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë dhe staf shëndetësor, një rritje prej 7 %, 6,800 ushtarakë të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore në masën 7 %, 3,560 punonjës të sistemit penitenciar(policia e burgjeve) të cilët përfitojnë një rritje mesatare të pagës mujore me 7%, 308 punonjës të përfaqësive diplomatike jashtë vendit të cilët përfitojnë një rritje të diferencuar të pagës mujore që shkon nga 7-20%; Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë”.
Denaj bën me dije se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




