Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë sezonit veror 2025, paga mesatare në Shqipëri ra në 83.300 lekë, me një reduktim prej 0.6%, ose rreth 600 lekësh. Sipas INSTAT, në raport vjetor, paga është rritur me 7.3%.
INSTAT tregon se aktivitetet financiare, sigurimi dhe sektori i informacionit e komunikacionit janë sektorët me pagat më të larta, ndjekur dhe nga administrata publike, shëndetësia, mbrojtja etj.
Rritja më e madhe e pagës gjatë periudhës raportohet në sektorin e ndërtimit, me rreth 13%, ndërsa rritja për administratën duket se është zbehur me vetëm 3%.
Në bazë profesioni, menaxherët dhe drejtorët ekzekutivë janë më të mirëpagarit në vend, por rritja më e fortë raportohet në pagën e zejtarëve e artizanëve, 10.7 dhe 10.6%.
Gjatë tremujorit të tretë 2025, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar është vërejtur një ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta. Shpërndarja aktuale është më e balancuar dhe më e përqendruar në kategoritë mesatare dhe të larta të pagës, thotë INSTAT.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




