Gazeta Si - Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të premteje.
Rama tha se në SPAK ka shkuar për të marrë informacion lidhur me kallëzimin e tij ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e akuzon në lidje me grupin kriminal të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
"'Nuk e di se çfarë ka vendosur, SPAK. Kur ta hap do t’ju lajmëroj. E kam bërë kallëzimin, sepse e kam konsideruar një manipulim të të gjitha fakteve. Për të dalë e vërteta. Nuk kam asnjë lidhje. Ju e dini se i kujt është automjeti. Unë i kam marrë automjetin për të shkuar dhe për të bërë një udhëtim dy dyditor në Selanik, nuk kam lidhje me asnjë nga personat, vetëm njërin njoh, do të vijë kurdo që të jetë nevoja", tha Olsi Rama.
Deputeti demokrat ka kërkuar rihapjen e hetimeve për laboratorin e drogës si dhe ka kërkuar që të hetohet vëllai i kryeministrit.
Pas akuzave të Bardhit, pasi reaguar vetë Olsi Rama, i cili po ashtu kallëzoi penalisht në SPAK kreun e grupit parlamentar të PD.
Padia ndaj Gazment Bardhit është për “kallëzim të rremë”, ku është artikuluar ndër të tjera, se akuzat janë të pavërteta, po ashtu si faktet e pretenduara.
Olsi Rama i konsideroi akuzat e Bardhit si lëvizje politike, që lidhen drejtpërdrejt me faktin që është vëllai i kryeministrit të vendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.