Sipas një studimi të fundit, shumë pacientë me kancer janë të rrezikuar nga Covid-19 edhe nëse kanë marrë vaksinën e tyre të dytë. Sipas studimit kjo ndodh sepse një në dhjetë persona kishin nivele të ulëta të antitrupave edhe pas dy dozave.
15 shkencëtarët nga Instituti i Teknologjisë në Izrael, zbuluan se rreth 10 për qind e pacientëve me kancer nuk kishin një përgjigje të madhe të antitrupave pasi u vaksinuan duke i lënë ata potencialisht të ekspozuar ndaj infeksionit.
Përgjigjet më të ulëta të antitrupave u gjetën në pacientë me kancer të gjakut, por jo me pacientë që kishin tumore. Në studimin, e botuar në revistën “JAMA Oncology”, morën pjesë 102 pacientë me kancer. Mosha mesatare e pacientëve me kancer ishte 66 vjeç. Pacientët në grupin kërkimor kishin përdorur një larmi trajtimesh më parë për të luftuar kancerin, por ata që morën terapi imunosupresive nuk u morën në studim. Kanceri gastrointestinal, mushkërive dhe gjirit ishin llojet më të zakonshme të kancerit në mesin e grupit kërkimor. Të 78 anëtarët e grupit të kontrollit rezultuan pozitivë për një nivel të lartë të antitrupave COVID-19 më shumë se 12 ditë pasi morën dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Sidoqoftë, nga 102 anëtarët e grupit, vetëm 90 treguan nivele të larta të antitrupave në testet e gjakut. Për më tepër, nivelet e antitrupave të pacientëve me kancer në përgjithësi ishin dukshëm të ulëta.
Studiuesit thonë se nuk ka ende të dhëna nëse një nivel i caktuar i antitrupave e bën një më të sigurt kundër virusit. Ata ende besojnë se të gjithë pacientët e vaksinuar me kancer janë të sigurt dhe rekomandojnë që të gjithë të vaksinohen kur është e mundur, veçanërisht ata që mund të jenë më të rrezikuar nga Covid-19.
“Sidoqoftë, zbulimet tona tregojnë që vaksinimi i pacientëve të tillë gjatë trajtimit antikancer të çfarëdo lloji duhet të jetë përparësia kryesore”, shkruan autorët.
Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA beson se vendi mund të parandalojë të gjitha valët e ardhshme të COVID nëse të paktën 70 për qind e të rriturve marrin vaksinën e tyre të parë.
Burimi: DailyMail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje