Menaxhim

Pabarazia ekonomike, Shqipëria ndër vendet e fundit. Vlerësimi më negativ për politikat e taksimit

Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria është ndër vendet e fundit në Europë në Indeksin e Reduktimit të Pabarazisë ekonomike, duke u listuar në vend të 44-t nga 47 shtete të renditura.

Indeksi nga Oxfam, analizon aktivitetin e qeverive për të luftuar parazitë gjatë periudhës 2020-2022, me anë të politikave mbi shpenzimet, taksat dhe fuqinë punëtore. Pika ku Shqipëria vlerësohet më keq është ajo e politikave të taksimit, ku renditet e 102-ta. Gjithsesi, nga raporti i mëparshëm, Shqipëria ka bërë progres në këtë drejtim, pasi renditej në vendin e 24-të. Këtë përmirësim raporti ia atribuon rritjes së pragut të TVSH-së.

Në vlerësimin e politikave për punonjësit, Shqipëria zë vendin e 79-të dhe vendin e 70-të për politikat e shpenzimeve.

Në raportin paraardhës, Shqipëria ishte në vend të 80-të

Në rang botëror, Shqipëria renditet në vendin e 76 nga 161 shtete. Në krahasim me vendet e rajonit, ajo rezulton me pozicionimin më pozitiv, duke lënë pas Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që zënë dy vendet e fundit të renditjes.

Vendin e parë në luftë kundër pabarazisë ekonomike për periudhën 2020-2022 e zë Norvegjia, ndjekur Gjermania dhe Australia. Vendi i fundit i përket Sudanit të Jugut.

Oxfam trego se Covid-19 thelloi shumë pabarazitë dhe vendet e varfra u prekën nga dy sëmundje; pandemia dhe ndikimin në ekonomi. Qeveritë nuk mundën të zbusin efektet.

“Gjysma e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta patë rënie të shpenzimeve gjatë pandemisë dhe ulën pjesën e shpenzimet për mbrojtjen sociale, 70% ulën pjesën e shpenzimeve për arsimin, ndërsa 2/3 e vendeve nuk arritën të rrisin pagën e tyre minimale në përputhje me produktin e brendshëm bruto (PBB). 95% e vendeve nuk arritën të rrisin taksimin e njerëzve dhe korporatave më të pasura. Në të njëjtën kohë, një grup i vogël qeverish nga e gjithë bota e kundërshtuan këtë prirje, duke ndërmarrë veprime të qarta për të për të luftuar pabarazinë, duke ‘vënë në siklet’ pjesën tjetër të botës” -thuhet në raportin e sapopublikuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë