Arsim

Si shpëtojnë 30 degët që mund të mbyllen: Studentë pa tarifa dhe 32 mijë lekë bursë mujore

Nisur nga ky vit studentët që do të zgjedhin degët e cilësuara prioritare nuk do të paguajnë tarifë shkolle, përkundrazi do të marrin një bursë mujore prej 320 mijë lekësh aq sa është edhe paga minimale ne vend.

Ministrja e Arsimit dhe sportit Evis Kushi, ka sqaruar se nxënësit me mesatare 8.5 të cilët zgjedhin një nga degët e rrezikuara për t’u mbyllur, por që janë të rëndësishme për vendin do të kenë një përfitim më shumë. Kushi shpjegoi se Këshilli i Ministrave e ka miratuar politikën e re.


Sipas Ministres është përpiluar një listë me 30 degë të cilat janë në rrezik mbyllje. Degët prioritare u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.

Ministrja e Arsimit Evis Kushi-Marrë nga interneti-Gazeta “Si”-21.07.2022.


Një ndër universitetet që e ka ndjerë më shumë krizën e studentëve dhe rrezikun e mbylljeve të degëve ndër vite, ka qenë Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Fatbardh Sallaku rektor në Universitetin Bujqësor të Tiranës i shpjegoi Gazetasi.al se për këtë universitet ka disa degë që janë pjesë e kësaj vendimmarrje të tilla si: Agronomi, Mbrojte Bimësh, Hortikulture, Biologji Marinë dhe Akuakulture, Zootekni, Inxhinieri pyjesh, Veterinari, Agromekanike, Agrobiologji.
Sallaku shpjegon se UBT për herë të pare ketë vit akademik do të ofrojë 5 diploma duale me Universitetin Viterbo Itali dhe BOKU Vjenë.
Kështu nisur nga sa më sipër, rektori shprehet se ka pritshmëri që do të shtohen studentët.
“Çdo person që do të regjistrohet në programet e zooteknisë, agronomisë, arkitekturës së peizazhit, teknologjisë ushqimore do të marrë dy diploma, atë të UBT dhe diplomë të universitetit të Viterbos në Itali”, tha Sallaku për Gazetasi.al.

Fatbardh Sallaku-Gazeta “Si”-21.07.2022.


Sipas rektorit, mungesa e preferencës për degë të tilla lidhet me faktin se nuk janë konsideruar prioritare nga brezi i ri.
Sallaku shprehet se këto degë nuk zgjidhen pavarësisht faktit se UBT është universiteti me i rankuar në vend, më i njohuri në vendet e BE që para viteve 90 dhe ku punësimi është pothuajse i sigurt, pasi tregu ka nevojë për specialistë të diplomuar në këto fusha.
“Nga ana tjetër, UBT nëpërmjet ofrimit të diplomave duale si dhe ndërkombëtarizimit të tij, shpreson që brezi ri ta konsiderojë si një zgjedhje të pranueshme dhe parsore”, shpjegon Sallaku.
Rektori shton se hapat shtesë që UBT ka ndërmarrë kanë qenë kontaktet me gjimnazistët, sidomos me shkollat teknike dhe profesionale, ku i’u janë ofruar edhe kurse konsultimesh falas për të kuptuar si funksionojnë module të caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë