CEO i Lojërave Olimpike në Tokio ka lëshuar alarmin, duke thënë se ekziston mundësia që lojërat të mos zhvillohen as në vitin 2021, siç është planifikuar. Në një intervistë për TMZ, Toshiro Muto, u shpreh se edhe pas një viti ky event madh sportiv është në dyshim. “Asnjë nuk është në gjendje të tregojë se si do të jetë situata korrikun e ardhshëm. Ne e shtymë 1 vit Olimpiadën dhe do të përgatitemi për të qenë gati. Shpresojmë që edhe bota të kalojë këtë krizë e të na ndihmojë”, tha Muto.
Muto u pyet nëse ka një plan B nëse Lojërat e planifikuara nuk mund të zhvillohen … dhe përgjigja e tij nuk ishte inkurajuese. “Në vend që të mendojmë për planet alternative, njerëzimi duhet të bashkojë të gjithë teknologjinë dhe forcat për të punuar shumë në mënyrë që të mund të kemi një vaksinë, sepse pa të Olimpiada është në dyshim edhe pas një viti, pasi kjo situatë mund të përsëritet”
Muto gjithashtu u pyet nëse Tokyo 2020 kishte një paketë sigurimi ndaj pandemisë ( si Wimbledon ) për të mbuluar shpenzimet në rast anullimi. “Tokio 2020 ka disa lloje sigurimesh … Por për rastin në fjalë, nuk është ende e qartë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




