Pa distancime shoqërore ose maska, por me teste negative para dhe pas shfaqjes. Kështu, rreth 5 mijë njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë në një koncert nga banda muzikore Blossoms në Sefton Park (i cili mund të presë 7,500 kur funksionon plotësisht), në Liverpul, më 2 maj.
Ky është eksperiment i planit të qeverisë britanike për të dalë nga pandemia. Sipas raporteve nga Departamenti për Dixhitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportin, spektatorët do të duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë, i cili tregon rezultatin në 30 minuta, në një qendër të vendosur në vend para hyrjes.
Pjesëmarrësve, gjithashtu do t’iu kërkohet të bëjnë një test pas koncertit dhe të japin detajet e kontaktit në Sistemin Kombëtar të Shëndetit (NHS) për të siguruar që ata mund të kontaktohen në rast të rezultateve pozitive të testit.
“Një hap më afër një sezoni veror me ngjarje të drejtpërdrejta”, tha sekretari i Kulturës, Oliver Dowden. Shpresa është se “nuk do të vonojë shumë që koncertet të kthehen përgjithmonë”.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se rezultatet e koncertit “do të na ndihmojnë të sigurojmë që ngjarjet e mëdha në të ardhmen mund të ndodhin në mënyrë të sigurt”.
Mes ngjarjeve eksperimentale të planifikuara nga ekzekutivi britanik, janë gjysmë-finalet e FA Cup (Kupa Kombëtare e Futbollit Anglez) midis Leicester City dhe Southampton në “Wembley Stadium” në Londër, ku 4 mijë tifozëve do t’iu lejohet hyrja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



