Rritja e çmimeve të ushqimeve e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe rritja e kostove të energjisë mund të çojë një çerek miliardë njerëz më shumë në varfëri ekstreme, ka paralajmëruar OXFAM, një organizatë jofitimprurëse në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizata ka deklaruar tha se këto sfida të reja ishin grumbulluar në krizat ekonomike të krijuara nga Covid-19 dhe bëri thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar, duke përfshirë anulimin e shlyerjes së borxhit për vendet më të varfra.
“Pa veprime të menjëhershme radikale, ne mund të jemi dëshmitarë të kolapsit më të thellë të njerëzimit në varfëri ekstreme dhe”, tha drejtoresha ekzekutive ndërkombëtare e Oxfam, Gabriela Bucher.
Më tej Bucher tha se qeveritë me borxhe mund të detyrohen të shkurtojnë shpenzimet publike, për të përballuar koston në rritje të importit të karburantit dhe ushqimit.
Oxfam tha se anulimi i shlyerjeve të borxhit për këtë vit dhe vitin e ardhshëm mund të çlirojë 30 miliardë dollarë për dhjetëra vende që përballen me borxhet më të mëdha.
Banka Botërore në një raport të mëparshëm ka deklaruar se 198 milionë njerëz mund të shtyhen në varfëri ekstreme këtë vit, si rezultat i pandemisë. Por Oxfam vlerëson se 65 milionë më shumë njerëz janë në rrezik, nëse merren parasysh pushtimi i Ukrainës dhe rritja e çmimeve të energjisë. Ai vlerëson gjithashtu se 28 milionë njerëz të tjerë do të jenë të keq ushqyer.
Oxfam bëri thirrje për më shumë taksa për më të pasurit dhe gjithashtu për kompanitë që përfitojnë nga kriza të tilla si pandemia apo lufta në Ukrainë. Gjithashtu, bëri thirrje që G20 të caktojë 100 miliardë dollarë nga një fond ekzistues shtrëngues, për vendet e varfra për të përdorur dhe për të mbrojtur më të varfrit nga inflacioni përmes subvencioneve dhe uljes së taksave për mallrat dhe shërbimet.
Pushtimi rus i Ukrainës mund të nënkuptojë më pak bukë në tryezë në Egjipt, Liban, Jemen dhe gjetkë në botën arabe, ku miliona tashmë luftojnë për të mbijetuar. Rajoni është shumë i varur nga furnizimet me grurë nga të dy vendet, të cilat tani janë në luftë dhe çdo mungesë e ushqimit bazë mund të sjellë trazira.
Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë raportoi javën e kaluar se lufta në Ukrainë i kishte bërë mallrat ushqimore më të shtrenjta se kurrë, duke kushtuar më shumë se një të tretën në mars sesa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar.
Lindja e Mesme dhe pjesë të Afrikës pritet të preken veçanërisht, për shkak të ndërprerjes së importeve të drithërave nga rajoni i Detit të Zi, të cilat kanë komplikuar krizat ekzistuese ekonomike dhe klimatike.
Bucher tha se mungesa e veprimeve nga qeveritë për të trajtuar varfërinë në rritje ishte “e pafalshme”.
“Ne hedhim poshtë çdo nocion se qeveritë nuk kanë para ose mjete për të nxjerrë të gjithë njerëzit nga varfëria dhe uria, e për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ne shohim vetëm mungesën e imagjinatës ekonomike dhe vullnetit politik për ta bërë këtë,” përfundoi ajo.
Burimi: The Guardian / Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



