Trendi i kësaj vere do të jetë një miks i viteve ’70 dhe 2000 ku fuqinë do e kenë rrobat over size.
Kjo vjen si një ide e re “një madhësi që i përshtatet të gjithëve”. Ky trend i këtij viti është komentuar nga stilistët si një veshje ekstreme që bërtet për lirinë për të shprehur veten dhe për të qenë të qetë nga mëngjesi deri në darkë, brenda dhe jashtë shtëpisë. Gjithsesi ky është një stil që jo çdo njeri mund të ndjehet rehat. Ka dhe njerëz që bezdisen nga një mëngë e gjatë.
Këshilla është që të përqendroheni vetëm në xhaketë sportive për të ri-proporcionuar siluetën: shpatullat janë mjaft të ekzagjeruara për të kujtuar vitet ’80, ndërsa mënga nuk është vetëm e gjerë por edhe shumë e gjatë, në mënyrë që të mbulojë dorën.
Gjithashtu dhe bluzat e gjera janë pjesë e trendit. Të famshëm dhe stilistë i kanë sugjeruar ato se mund të vishen me xhinse ose pantallona të shkurta, pse jo sportive. Bluzat e gjera duan dhe aksesorë të tilla si varëse apo çanta, të dyja me ngjyra dhe dizajne “të ekzagjeruara”.
Nuk mund të mungojë dhe fustani oversize. Këtë verë, njësoj si 2 vitet e kaluara, janë në trend fustanët me ngjyra dhe lule. Një fustan është më i bukur nëse është në ngjyrë të ndezur dhe ka sa më shumë dizajne.
Këtë vit nuk do të mungojnë as aksesorët oversize. Stilistët thonë se sa më e madhe të jetë një unazë, një varëse apo një çantë, aq më në trend je. Ngjyrat e ndezura dhe dizajnet e guximshme janë po ashtu të rëndësishme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.