Kinema

‘Outlander’ seriali më seksi. Por që na jep një mësim si të dëgjojmë

Sam Heughan dhe Caitriona Balfe në “Outlander.” (Aimee Spinks/Starz)

Ka arsye të mira për të ndjekur dramën e periudhës romantike të Starz-it, “Outlander”, që nis me seks dhe ndonjëherë duke u mbyllur me seks. Por për tani, do të më pëlqente të lëvdoja atë çka ndodh mes personazheve kryesore, kur janë të veshur. Në rregull, kjo është thjesht një gënjeshtër e vogël. Edhe fansi më serioz i “Outlander” , të paktën pjesërisht tërhiqet, edhe ndizet, çdo të diel mbrëma me shpresë për të parë më shumë dashuribërje të zjarrtë (e demonstruar shkëlqyeshëm nga aktorët Caitriona Balfe dhe Sam Heughan), që vë në lëvizje këtë epikë. Është e vështirë të mendohet për ndonjë tjetër serial kabllor, që e zotëron kiminë mes dy protagonistëve aq pjekur. Është i vetmi serial në të cilin një burrë dhe një grua - një malësor skocez i shekullit të 18-të, i quajtur Jamie Fraser (Heughan) dhe bashkëshortja e tij udhëtare në kohë, një mjeke angleze e shekullit të 20-të, e quajtur Claire Randall Fraser (Balfe, e cila sapo ka marrë një nominim për Golden Globe, për punën e saj në këtë serial) - kanë gjetur një mënyrë për të komunikuar vërtet. Ç’na duhet tjetër nga një serial televiziv më 2018-ën, sesa të shohim dy të rritur që fitojnë ndaj të gjitha pamundësive për të dëgjuar njëri-tjetrin? Sa për dijeni, shikues të tjerë gjejnë plot pakënaqësi tek “Outlander”, veçanërisht për mënyrën sesi menaxhojnë dhunën seksuale, ose kërcënimin konstant të saj. Megjithëse në pamje të parë, jo ndonjë serial inteligjent, “Outlander” ia del të nisë plot biseda dhe argumente.

https://www.youtube.com/watch?v=YMVizqMN83o

E megjithatë, zemra e serialit, kam zbuluar, se është vendi i duhur. Pavarësisht nisjes së paqëndrueshme dhe abuzive të marrëdhënies së tyre, Jamie dhe Claire kanë gjetur atë lloj dashurie që përfiton nga të biseduarit, duke ndarë informacionin , ashtu edhe ndjenjat më të thella. Është një serial ku dy njerëz ndalen në mes të aksionit për t’u kontrolluar, emocionalisht dhe për ta sjellë tjetrin në të njëjtën shpejtësi. Jo se kanë shumë kohë për këtë. Çdo javë, Claire dhe Jamie kalojnë çdo lloj katastrofe të mundshme që mund t’i bjerë një çifti të bardhë, heteroseksual dhe të martuar, më 1770-ën – të paktën nga një krizë kërcënuese për episod. Së bashku dhe veçmas ata kanë mbijetuar tronditjes kulturore të udhëtimit në kohë, bashkë me luftërat, torturat, burgosjen, sulmet seksuale në tentativë, një përdhunim ( sa për provokim, ishte Jamie viktimë e përdhunimit, jo Claire), prindërimit, ndarjes, kapërcimit të oqeaneve, intrigave të pallatit, sëmundjeve, plagosjeve të rënda, piratëve, banditëve, grabitësve, trafikantëve, shtrigave, një uragani dhe një mbytjeje anije. Në sezonin e katërt, Jamie dhe Claire ngrenë një vendbanim të vogël në Karolinën e Veriut, pak përpara Revolucionit Amerikan. Përveçse përballjes edhe njëherë me xhaketat e kuqe dhe rebelimin anti-britanik, ka të tjera probleme unike amerikane për t’u ballafaquar: turma të inatosura me skllavopronarë për linçim, marrëdhënie të përpjekura me fisin Cherokee pranë burimit dhe një shtëpi fqinje luterianësh, me një rast të rëndë fruthi. Lista vijon, ndonjëherë qesharake.

Çastet më të mira të “Outlander” gjenden në ato sekuenca më të vogla, ishullore kur Jamie dhe Claire e shohin botën nga perspektiva e tjetrit. Televizioni është plot me çifte që keqinterpretojnë, ngrenë zërin, shpërfillin çështjet bazë, hedhin fajin te tjetri, përgojojnë me të besuarit e jashtëm, të metat bashkëshortore, zhgënjehen në dhomën e gjumit dhe shfrenohen jashtë shtëpisë. Një term teknik për këtë është konflikti dhe, shumica e shkrimtarëve të historive me marrëdhënie mund të humbasin pa të. Kjo është arsyeja se pse, sa më shumë të shohësh “Outlander”, aq më shumë do të shohësh sesi largohet nga parada frustruese televizive e çiftimeve helmuese e tekanjoze, gjithçka nga "Ti je më i keqi” tek “Tradhtia” apo “Fushimi.” Jamie dhe Claire përballen me të gjitha llojet e rreziqeve të jashtme melodramatike, por bashkë ata munden gjithashtu të jenë njëbrirësha të bukur. Ata nuk grinden. Ata nuk e ndërpresin njëri-tjetrin. Ai nuk llomotit për heroizmat e fushëbetejës; ajo nuk nis me monologët rreth elektricitetit dhe sistemit të brendshëm hidraulik. Prania e tyre e pyet shikuesin: Kur ka qenë hera e fundit që dikush ka dëgjuar vërtet atë që po thua?



“Outlander” është bazuar besnikërisht në romanet bestseller të Diana Gabaldon, një përzierje joshëse e zhanreve të romancës, fantazisë dhe trillit, me pak aromë fantashkence dhe një rimarrje moderne e marrëdhënieve, që refuzojnë dinamikën e zakonshme Mars/Venus. Nuk është befasuese që gratë përbëjnë edhe bazën më të madhe të simpatizantëve. Kam parë grupe simpatizantësh të “Outlander” që presin jashtë konferencave për shtyp në Los Anxhelos, të ulura qetë por me gëzim në korridor, me shpresë për të kapur një vështrim shkarazi të kastës së aktorëve apo të vetë Gabaldon-it. Është sikur janë pjesë e sigurisë, që askush të mos hedhë baltë mbi personazhet e tyre të çmuar dhe historitë, që është krejt e kuptueshme. Ky devocion e ka ndihmuar “Outlander” të mbajë renditje të larta mes serialeve dramatikë kabllorë, me afro 1.5 milionë shikues, në vetëm javën e parë të sezonit të ri. Me gjithë të papriturat në skenar dhe skenave të zjarrta të dashurisë, “Outlander” vijon të ndihet si një progresion që ia vlen. Delli rebel i Jamie-t mund ta tundojë të kryejë krime të rastësishme (të nevojshme), por adhurimi për Claire-ën e ka ndihmuar të zhvillohet në një zotëri mendimtar të Iluminizmit. Dhe Claire është e matur në ato që i thotë Jamie-t rreth së ardhmes. Ndërsa përpara kanë një pamje mahnitëse të maleve të Karolinës, ajo flet në përgjithësi sesa larg do të shkojë ky vendi ri – dhe ëndrrat e emigrantëve që do e popullojnë atë. Ajo e ndihmon atë të shohë padrejtësitë e tregtisë së skllevërve, që lulëzon mes tyre. Ajo përcjell këndvështrim të gjatë dhe të saktë të të drejtave të amerikanëve të lindur.

Ajo siguron të drejtat e saj si bashkëshorte dhe profesioniste; Jamie tregohet i shpejtë në prezantimin e së shoqes ndaj të huajt si një “shëruese” . Është e lehtë të vendosësh një temë feministe këtu, siç shumë shikues tashmë e kanë bërë: Jamie është një burrë i ndryshuar për shkak se ka njohur një grua inteligjente, mendjehapur nga e ardhmja që ka sfiduar gjithçka ai dinte dikur. E si mund të mos përmirësohet ai nga kjo përvojë – ky burrë gjigant me fund, që dikur besonte se ishte pronar i Claire-ës vetëm sepse u martua me të?
E si të mos e shohim serialin si një mësim në reformën e së ashprës? Ja, ku është edhe bukuria e vërtetë e “Outlander”: shkëmbimi është i anasjellë. Ajo është po aq e ndryshuar prej tij, sa është ai prej saj. Mashkulloriteti i tij është po aq udhëzues sa femininiteti i saj. Mençuria e tij plotëson të sajën. Edhe në skenat më të nxehta të seksit janë tërheqja kryesore, gjymtyrët më mbresëlënëse janë veshët e tyre. Pyesni dikë që ka udhëtuar mjaftueshëm kohë me personin e rëndësishëm të jetës: Të dëgjohesh si partner i barabartë është po aq e mirë – me raste edhe më e mirë – sesa një rrokullisje në kashtë.
*Hank Stuever / Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë