Kosova

Osmani për CNN: Do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç qëndron pas aktit terrorist në veri

Nga Gazeta ‘Si’-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për CNN, ka thënë se nuk e ka të konfirmuar nëse Serbia i kishte tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën.

“Kosova ishte nën sulm. Jemi në komunikim me aleatët. Kosova po përballet me sfida sigurie nga Serbia pas aktit të agresionit më 24 shtator. Është urdhëruar nga aparati shtetëror serb, ky akt agresioni nuk ndodhi vetëm një herë, ishte i planifikuar dhe i planifikuar sikur në stilin e Krimesë. Për të ndaluar këto akte agresioni, duhet sanksionuar e ndëshkuar Serbia, por nëse nuk ka ndëshkim, ata do të inkurajohen që të përdorin dhunën, jo vetëm në Kosovë, por në rajon”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu tha se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të hapë edhe një front lufte në Ballkanin Perëndimor. 

“Fillimisht ata ndërtuan baza ushtarake në linjën prej 400 kilometrash dhe dëshironin që të ketë në fillim tensione në veri dhe me pas sulmi. Kjo do të ndihmonte Vladimir Putinin të krijojë një front të ri të luftës”.

Ajo shtoi se Kosova do të vazhdojë të publikojë dëshmi të reja që tregojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në sulmin terrorist.

“Ka pasur video të qarta se si grupi i Radioçiçit ushtrohet në shtetin serb. Gjithashtu edhe armët qe i kemi kapur, ato nuk janë të njerëzve të rëndomtë. Lidhjen e Radoiçiç me Vuçiçin e shohim edhe në takime të ndryshme kur ishin bashkë. Në në ditët në vijim do të publikojmë dëshmi të reja që Vuçiç është pas kësaj dhe ka dhënë urdhra. Në fillim kishte një fushatë të fuqishme të agresionit para se sulmi të ndodh”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë