Kosova

Osmani fton sot partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme

Bekim Kupina, këshilltar për media i U.D. të Presidentes Vjosa Osmani, ka thënë për “Zërin” se të martën do të ftohen partitë politike në një takim për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

“Partitë politike do të ftohen nga u.d. Presidentja Osmani për ta diskutuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, ka thënë Kupina.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre nga ana e Presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë