Orlando Rakipi, deputeti socialist ka reaguar pas shpalljes non grata nga SHBA të babait të tij Aqif Rakipi, gjë që automatikisht sanksionon edhe vetë atë, sa kohe që pjesë e vendimit janë edhe familjarët e ngushtë.
Ai tha se është i gatshëm të japë dorëheqjen, ndërsa shtoi se babai i tij është i pastër dhe nuk ka lidhje me grupet kriminale.
“Unë lajmin e kam marrë vesh përmes televizorit. Kam lindur në demokraci. Jam pro amerikan. Babai im po ashtu. Nuk di çfarë është ai lloj vendimi. Nuk na ka ndodhur kurrë ajo gjë në familjen tonë.
Babai im është super i pastër. Nuk kemi lidhje te ajo pjesë. Nuk e kuptoj atë kriminal. Jam i gatshëm të jap dorëheqjen. Babai im është super i pastër. Babai im edhe nga politika ka ikur për diçka skandaloze”, tha Rakipi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.