Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një italian me akuzën e sekuestrimit të personit për qëllime terroriste.
Të ndaluarit janë shqiptarët: Fredi Frrokaj, 43 vjeç, Olsi Mitraj, 41 vjeç dhe italiani Alberto Zanini.
Hetimet e Prokurorisë së Romës, zbuluan se këta persona organizuan dërgimin në Turqi me qëllim rrëmbimin e sajuar të dy sipërmarrësve italianë për llogari të grupit terrorist Hay’at Tahrir a-Sham të lidhur me Al Qaeda.
Mediat italiane, raportojnë se të tre, i propozuan italianit për të simuluar një rrëmbim në këmbim të parave, por sapo ai arriti në Turqi, siç kërkohej nga banda, u “shit” në një grup afër Al Kaidës dhe u transferua në Siri, ku qëndroi nga viti 2016 deri në 2019-ën, kur u la i lirë.
Banda akuzohet për rrëmbim me qëllime terroriste, ndërsa Sandrini akuzohet për simulim të një krimi dhe mashtrimi.

Në procedim, është përfshirë edhe çështja e Sergio Zanottit, edhe ky biznesmen breshian, i rrëmbyer, por që gjithsesi nuk rezulton në dosjen hetimore.
Gjurmët e dy italianëve, humbën në vitin 2016 dhe u ata liruan në pranverën e 2019-ës.
Sipas akuzës, tre të arrestuarit, shqiptarët Fredi Frrokaj, Olsi Mitraj dhe italiani Alberto Zannini, “në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë të panjohur që veprojnë në Itali, Turqi dhe Siri, këta të fundit të frymëzuar me natyrë xhihadiste, iu propozuan italianëve, “të shkonin në Turqi”, në mënyrë që të simulonin një rrëmbim “në rastin e Sandrinit, por me të mbërritur atje”, ata u privuan në mënyrë të efektshme nga liria personale” dhe u çuan kundër vullnetit të tyre në Siri, ku iu dorëzuan anëtarëve të Turkestan Islamic Part, një grup që i referohet Al Kaidës.

Përveç Alessandro Sandrini dhe Sergio Zanottit, banda iu afrua një sipërmarrësi të tretë, duke i propozuar të simulonte një rrëmbim.
Të tre nuk arritën ta bënin këtë, pasi sipërmarrësi “ditën e caktuar për nisje, 25 shtator, nuk u paraqit në pikën e nisjes në aeroportit Orio al Serio të Bergamos në minutën e fundit”.
Prokuroria dyshon se një total prej dhjetë personash janë të përfshirë në hetime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




