Rend dhe Ligj

Organizoi dasmë, gjobitet 1 mln lekë administratori i lokalit në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur pronarin e një lokali dasmash në Shkallnur, pasi ka organizuar dasmë në kundërshtim me protokollet e sigurisë, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Policia ka proceduar penalisht administratorin, shtetasin me inicialet G.H.

Policia ka konstatuar se në lokalin në pronësi të tij kishte organizuar dasmë, duke mos respektuar distancimin fizik ndërmjet personave, si dhe kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me zhurmat e krijuara nga volumi i lartë i muzikës.

Ndërsa ISHSH-ja i ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, për këtë subjekt. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Prej të hënës qeveria ka miratuar një Akt të ri Normativ që ndalon aktivitetin e lokaleve gjatë natës dhe nuk lejohet më muzika pas orës 20:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë