Njerez

Orë terrori për Roberto Baggio dhe familjen e tij, hajdutët dhunojnë legjendën italiane dhe grabisin vilën e tij

Nga Gazeta 'Si'- Frikë për legjendën e futbollit italian Roberto Baggio.

Dje në mbrëmje(20 qershor) gjatë ndeshjes Spanjë-Italia, Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e hajdutëve, të cilët rreth orës 22 u futën në vilën e tij. Sipas mediave italiane, pesë persona, të gjithë të armatosur, janë futur në shtëpinë e tij për të grabitur.

Ish numri 10-të është përpjekur të mbrohet, por është goditur në kokë me pistoletë, një goditje shumë e fortë që i ka shkaktuar një të çarë të thellë. Më pasi, Baggio dhe familja e tij janë mbyllur në një dhomë për afro 1 orë, ndërsa keqbërësit kanë marrë para, orë dhe sende me vlerë.

Pasi grabitësit u larguan nga shtëpia, Baggio theu derën dhe njoftoi policinë, ndërsa në ndihmë të tij erdhi edhe autoambulanca e cila bëri transportin e tij në spital për të marrë ndihmën e parë.

Grabitja mund të jetë studiuar deri në detajet më të vogla dhe zgjedhja për të shkuar në vilën e Biaggo gjatë ndeshjes së Azzurrëve nuk është e rastësishme, sipas mediave italiane.

Vila ku ndodhi grabitja mbrëmjen e së enjtes teksa po zhvillohej ndeshja Itali-Spanjë e vlefshme për kampionatin europian të futbollit konsiderohet si një “vendbanim” tipik me të gjitha komoditetet moderne dhe teknologjike.

Baggio jeton në shtëpi me bashkshorten Andreina dhe dy djemtë e tyre, ndërsa vajza e tij Valentina është shpërngulur jashtë vendit.

57-vjeçari praktikon budizëm, rrit kafshë, zotëron një makinë tip Fiat Panda 4 dhe është i apasionuar pas gjuetisë.

Rezidenca e është e rrethuar nga pemë dhe fusha. Salloni i qendror karakterizohet nga një dritare e madhe me pamje nga kopshti i madh, duke e bërë dhomën shumë të ndritshme. Një tavolinë bilardo është vendosur në qendër ku shpesh vendosen libra arti në sipërfaqen e saj. Piktura abstrakte dhe pjesë të artit pop varen në mure, si dhe imazhe të lojtarit dhe familjes së tij.

Vila është e ndërtuar me tulla të ekspozuara. Ndër dhomat më të përdorura nga familja janë kuzhina, dhomat e gjumit (ndonëse nuk dihet saktësisht sa janë) dhe palestra private me të gjitha pajisjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë