Nga Gazeta 'Si'- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë të premten se Ukraina e ka humbur tashmë luftën kundër pushtimit rus dhe se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do ta ndërpresë mbështetjen e SHBA-së për Kievin.
Duke folur në radion shtetërore të premten në mëngjes, Orban – i cili është i afërt me Trumpin dhe presidentin rus Vladimir Putin – e përsëriti qëndrimin e kamotshëm se duhet të shpallet armëpushim i menjëhershëm.
Ai parashikoi se Trumpi, i cili i fitoi zgjedhjet në SHBA këtë javë, do t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“Sikur Donald Trump t’i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, këto dy vjet ankthi nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishte pasur luftë”, tha Orban.
“Gjendja në vijën e frontit është e qartë, ka ndodhur një disfatë ushtarake. Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”, shtoi ai.
Forcat ruse kanë shënuar përparime të vogla rishtazi në lindje të Ukrainës, megjithëse pozicionet në vijën e frontit kanë mbetur kryesisht stabile për muaj të tërë. Megjithatë, forcat ukrainase janë duke hasur në vështirësi t’i bjënë ballë ushtrisë ruse, e cila është më e madhe dhe e pajisur më mirë.
Mbështetja nga Perëndimi është tejet vendimtare për Ukrainën për t’u bërë barrë pasojave të luftës. Pasiguria për atë se sa do të zgjasë kjo ndihë u rrit këtë javë, pas fitores së Trumpit në zgjedhje./ REL
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.