Politike

Opozita: Rama propagandë me të infektuarit në protesta!

Propagandë. Kështu e kanë cilësuar sot Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dhdeklaratën e ministrisë së Shëndetësisë se se shkak për numrin e lartë të rasteve të reja me COVID-19 janë protestat e mbajtura përgjatë javëve të fundit. Duke njoftuar numrin më të lartë të të infetktuarve që nga fillimi i pandemisë, Ministria duket se i referua, edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, protestës së mbajtur pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por në një deklaratë në rrjetet sociale ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka akuzuar qeverinë se ka keqmenaxhuar situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe se po mundohet ta fshehë këtë duke fajësuar grumbullimet e njerëzve. Sipas Selisë Blu, tregues për këtë është QSUT-ja, e cila është vatra më e madhe e infeksionit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Spahia shkruan se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

“QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar. Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme”, deklaron Spahia.

Sipas tij, qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur. “Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve. Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend”, shkruan Spahia.

Pas tij një tjeër reagim ka ardhur nga kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, për të cilin bilanci prej 36 rastesh të reja vulosën dështimin skandaloz të Edi Ramës në menaxhimin e pandemisë.

Sipas Vasilit, gjithçka e publikuar në ditët e karantinës ishte një realitet i gënjeshtërt, produkt i një menaxhimi të dominuar nga maskarallëku politik.

“Këtë e provojne shifrat e çmendura dhe antikurba rilindase e pandemisë”, shkruan Vasili. ” Organizata Botërore e Shëndeteësisë kërkoi testim testim testim per COVID- 19 ndërsa Edi Rama nuk e bëri testimin që të fshihte të vërtetën për infektimin nga koronavirusi”, thekson zëvendës kryetari i LSI-së, duke shtuar se qeveria nuk e rritin numrin e testimeve “që të fshihte manaxhimin mizerabël, pa asnjë logjikë shkencore, abuziv dhe dëmsjellës për qytetarët.”

Vasili shkruan se kufizimet e marra gjatë karantinës, vetës sa krijuan grumbullim të qytetarëve që i rrezikoi ata në vend që t’i mbronte dhe shkatërroi ekonominë e familjeve dhe ekonominë e vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë