Politike

Opozita kërkon debat për 11 majin, Balla: Jeni turpi i vendit!

Nga Gazeta ‘Si’- Nga foltorja e Kuvendit Ministri i Shtetit, Taulant Balla, i është përgjigjur opozitës , e cila kërkon debat për zgjedhjet e 11 Majit.

Pas fjalës së deputetes demokrate Jorida Tabaku, që hodhi akuza për atë që ajo e konsideroi një farsë elektorale dhe raportin e PE-së për përregullsitë që opozita pretendon, Balla i kujtoi “përroin psikik” të Sali Berishës në PE për të nxirë dhe hedhur baltë sipas tij ndaj Shqipërisë.

Balla tha se debatin për zgjedhjet e 11 Majit po e bëjnë institucionet që kanë për detyrë të administrojnë zgjedhjet. Ndërkohë që theksoi se nga procesi i rinumërimit të votave i kërkuar nga opozita nuk do të dalë asgjë.

Më tej ai tha se sipas tij demokratët kanë kërkuar rinumërimin për të shtyrë kohën.

“E vetmja gjë që po del është naj votë tek tuk. Ndonjë komisioner i juaji ja ka kaluar ndonjë kandidati tjetër, por brenda atij marzhit të një gabimi njerëzor të deritanishëm. I referohem këtu procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës zoti Dogjani. Biem të gjithë dakord që ato 20 vota që kishin shkuar nga Gjunkshi te tjetri nuk ishin thjeshtë, janë brenda marzhit të gabimit.

Se ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, rrini të qetë nga kjo pjesë , ne jo njëherë. Ata që ua kërkojnë zgjidhni hallin brenda jush. Por e rëndësishme është që kur vini këtu dhe kërkoni debat për zgjedhjet, po çfarë debate të bëjmë ne këtu?”, tha ai ndërsa shtoi se sipas tij rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë