Gazeta Si – “Nuk mendoj se do të jemi në gjendje të paguajmë borxhin ndaj Italisë dhe popullit italian për atë që ka bërë për ne që nga dita e parë që mbërritëm në këto brigje. Ky borxh nuk mund të shlyhet. Por nëse talia thërret, Shqipëria është aty…”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti një fjalim fantastik, me një italishte të shkëlqyer, e cila do të luhet si muzikë në veshët e Giorgia Melonit.
Për të shpallur, për çudi absolute, marrëveshjen “historike dhe novatore” për krijimin e dy qendrave në Shqipëri për menaxhimin e emigrantëve, vetëm të atyre të shpëtuar në det.
Mefgjithatë, në Itali jo të gjithë janë dakord për marrëveshjen, pasi opozita vendase e ka konsideruar si një “Guantanamo italiane”, duke kundërshtuar marrëveshjen e Melonit me Ramën.
Duke përjashtuar “të miturit, – tha kryeministrja, – gratë shtatzëna dhe të pambrojturit”. Pas kapjes, emigrantët do të dërgohen në portin e Shëngjinit në Lezhë, ku do të zbresin, identifikohen dhe do t’i nënshtrohen kontrollit.
Prej këtu, ata do të zhvendosen në një qendër pritjeje në aeroportin e Gjadrit. “Shqipëria, – thuhet në një shënim, – do të bashkëpunojë për sigurinë dhe mbikëqyrjen”.
Por të dyja strukturat do të jenë nën juridiksionin italian. Ato duhet të presin gjithsej 3.000 persona dhe sipas kryeministres italiane, “falë procedurave të përshpejtuara nga qeveria, të cilat lejojnë që kërkesat për azil të trajtohen brenda 28 ditëve, fluksi do të jetë rreth 36 mijë persona në vit”.
Protokolli “harton kuadrin politik dhe ligjor të bashkëpunimit”, i cili do të pasohet nga dispozitat teknike, përfshirë mbulimin financiar. Qendrat duhet “të jenë funksionale deri në pranverën e vitit 2024”.
Një kontribut të rëndësishëm në marrëveshje ka dhënë ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, të cilin shumë e shohin si pasardhësin e mundshëm të Francesco Talòs, tashmë ish-këshilltar diplomatik i kryeministres.
Një zëdhënës i Komisionit i intervistuar nga agjencia e lajmeve “La Presse”, thotë se ai është “në dijeni të marrëveshjes”, edhe pse “ende nuk ka marrë informacion të detajuar”. I vetëdijshëm se pakti “do të duhet të përkthehet në ligj dhe të zbatohet më tej”.
Por në Itali, opozita ka dalë kundër Giorgia Melonit, duke protestuar se bëhet fjalë për një shkelje ndërkombëtare të konventave dhe të drejtave të njeriut.
Nga Partia Demokratike Italiane, Peppe Provenzano komenton: “Në rastin më të mirë një rrëmujë, në rastin më të keq një shkelje e të drejtave. Por ‘doktrina’ e Melonit është e qartë: ajo heq dorë nga ndryshimi i Dublinit në BE (për të mos mërzitur miqtë e saj nacionalistë) dhe marrëveshjet e padenja që as nuk funksionojnë (si ajo me Tunizinë)”.
Për Angelo Bonelli (Verdi / Të Gjelbrit), është “një deportim i vërtetë” i refugjatëve, fluksi më i madh i të cilëve pritet të vijë përmes detit nga vendet e Afrikës Veriore.
Ndërsa për Riccardo Magin (deputet dhe Sekretar i Partisë Europa +), marrëveshja cilësohet si një “Guantanamo italiane”, duke e krahasuar me kampin e burgut të sigurisë maksimale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës brenda bazës detare të Guantanamos, e vendosur në bregun e gjirit me të njëjtin emër në ishullin e Kubës, ku kryesisht qëndronin persona të dënuar me prirje terroriste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



