Një tjetër kandidat nga listat e LSI ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit, duke dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Bëhet fjalë për kandidatin Ramazan Gjuzi nga Qarku i Tiranës.
Me kërkesën e tij janë plotësuar 17 vendet duke u kryer zëvendësimi i të gjithë deputetëve që dogjën mandatet.
Ndërkohë nga PD-ja janë plotësuar 23 vende, duke mbetur bosh 18 karrige. Deri më tani janë 39 deputetë të opozitës që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




