Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka hapur aplikimin për rinovimin e licencave të transportit ndërqytetës deri më datë 31 mars 2022.
Aplikimi bëhet nga platforma e-albania nga vetë operatorët që janë në prag të përfundimit të licencës së tyre.
MIE njofton se çdo aplikim që bëhet pas datës 31 mars nuk do të merren në konsideratë, duke i përjashtuar operatorët nga tregu deri sa të hapet aplikimi i radhës.
Për transportin ndërqytetas licencat janë 5-vjeçare dhe për ato në qytete, 10-vjeçare.
Transporti ndërqytetës ku përfshihet ai nga qendra e qyteteve drejt fshatrave dhe ai midis dy bashkive të ndryshme, ka qenë gjithmonë problematik dhe informal, ku edhe vetë shoqatat e transportit e operatorët kanë kërkuar rregullim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



