Gazeta Si – Hans Fagerström, Komisari për Krime i NBI-së në Finlandë, në konferencën e përbashkët me kreun e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani, theksoi se hetimi masiv ka nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan rreth 55 persona.
Prokurori finlandez, deklaroi se grupi kriminal shqiptar trafikonte drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës.
Gjatë aksioneve të zhvilluara në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 300 kg drogë, konkretisht 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar 9 persona dhe 2 janë në kërkim. 54 persona të proceduar dhe shumica të dënuar në Finlandë.
“Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike”, u shpreh ai.
Zyrtari finlandez tha se anëtarët e grupit kriminal përdornin Telegram, Signal dhe WhatsApp.
“Përdornin Telegram, signal dhe ËhatsApp. Kjo është diçka e zakontë për shtetasit e përfshirë në aktivitet kriminal në ditët e sotme. Përdornin ‘Money transfer’ në Shqipëri”, tha zyrtari nga Finlanda.
Sipas Fagerström, nga hetimet ka rezultuar se drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti trafikimi ishin shtetas shqiptarë.
Më herët, Dumani deklaroi se se ky operacion është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.