Policia e Shtetit njoftoi në mesditë se në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim pasi ishin dënuar për vepra penale të ndryshme.
Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas i cili u ekstradua nga Greqia.
“Komisariati i Policisë Fier në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 46 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 muaj burgim për veprën penale ‘Vjedhje’.
Komisariati i Policisë Lushnjë kapi dhe vuri në pranga shtetasin R. D., 53 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit me 3 muaj burgim për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
U ekzekutua masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale ‘Vjedhje’, dhe ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.