ELBASAN-Pas aksionit blic të Forcave RENEA në qytetin e Elbasanit, Policia e Shtetit doli në një deklaratë për mediat duke dhënë detajet për operacionin e sotëm.
Zv.Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Drejtuese e Lartë, Aida Hajnaj, u shpreh se “Operacioni Krasta” vjen pas një hetimi 1-vjeçar dhe me arrestimin e 8 personave, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim.
Si rezultat i operacionit policia bën me dije se u zbuluan me prova ligjore tre tentativa për vrasje në qytetin e Elbasanit.
“1. Procedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i regjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F. M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan.Procedimit penal nr 1121/2012, i regjistruar për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” Elbasan.
Procedimi Penal nr 627-2013, i regjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit”, njofton policia.
Në pranga ka rënë Florenc Çapja 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”.
Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, për të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të AMA dhe të sektorit privat- “Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Procedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat.
Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale :
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe
“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,
B. K, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
A. B, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
A. N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
S. M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
I. H, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
A. D, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
Sh. S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim
E. T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë”, njofton policia.
Po ashtu, policia bënë me dije se nga kontrollet e banesave dhe ambienteve, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:
Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.
Pistoletë gjysmë automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm
Një krehër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.
26 copë fishekë, model 54.
4 jelekë antiplumb
Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING
Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.
7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.
4 radio marrëse dhe dhënëse
Një peshore elektronike
735 gr lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar.
telefona celular (smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




