Në sajë të operacionit “Luksi”, Policia ka sekuestruar katër makina luksoze në qytetin e Lezhës, të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete kriminale.
Policia bën me dije se makinat rezultojnë në pronësi të shtetasit I. L, i cili është ekstraduar drejt Italisë për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Gjithashtu po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera luksoze, të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I. L.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vijon punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi, si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




