Lajme

Operacioni “Los Blancos”, Lleshaj: Patëm sukses, bashkëpunuam me të huajt

Finalizimi i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, ku mori pjesë edhe Policia e Shtetit, për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar që, sipas tij, mund të luftohet me sukses vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional, si sot.

“Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar”, shkruan Lleshaj  në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë