Rend dhe Ligj

Operacioni i SPAK/ Policia zbulon sa u arrestuan dhe sa u arratisën: U kapën 8 persona në Shqipëri, s’kemi indicie për dekonspirim

Policia e Shtetit thotë se lajmet që kanë qarkulluar në disa media, se forca Operacionale e saj ishte përjashtuar nga operacioni i SPAK për kapjen e 50 emrave të botës së krimit, është i pavërtetë.

Në një reagim për mediat, Policia e Shtetit gjithashtu thotë se deri tani nuk ka asnje indicie që operacioni të jetë dekonspiruar.

Policia gjithashtu thotë se nga 50 urdhër arreste, u kapën 8 persona në Shqipëri, 6 jashtë shtetit, 6 të tjerë ndodheshin në burg, 13 persona ndodheshin jashtë shtetit para nisjes së operacionit dhe 11 të tjerë, mes tyre 2 policë, nuk u arrit të kapen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë