Lajme

Operacioni antikanabis, 19 të arrestuar në Krujë

Në sajë të operacionit antikanabis “Malësia e Krujës”, policia ka vënë në pranga 19 persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Ky megaoperacion vjen pas një hetimi 3-mujor dhe ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike në zonën e pyllëzuar të fshatrave Shkretë, Mafsheq, Nojë, Qafë Shtamë, Picrragë, Brret, Borizanë të Bashkisë Krujë. Në periudha të ndryshme, policia ka gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë të dyshuara narkotike Canabis Sativa.
Policia e Krujës bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
A. L., 31 vjeç, banues në Mamurras;
M. Ll., 56 vjeç, banues në Mirditë;
L. D., 47 vjeç, banues në Borizanë, Krujë;
N. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
M. K., 61 vjeç, banues në Brret, Krujë;
R. K., 56 vjeç, banues në Brret, Krujë;
E. K., 27 vjeç, banues në Brret, Krujë;
Xh. K., 53 vjeç, banues në Picrragë, Krujë;
L. Sh., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë;
K. Sh., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë;
A. M., 65 vjeç, banues në Krujë;
F. M., 28 vjeç, banues në Krujë;
K. L., 47 vjeç, banues në Cudhi, Krujë;
A. G., 35 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
F. M., 41 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
B. K., 31 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
I. X., 42 vjeç, banues në Nojë, Krujë;
G. K., 36 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
U bë ndalimi me iniciativë për shtetasin:
A. K., 30 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë;
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe 7 shtetas të tjerë, të përfshirë në veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 33 aparate celulare dhe 1 armë zjarri pistoletë zhurmuese.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/935989953400883/?__xts__[0]=68.ARB7GdxZR2qnXgZqD9R39BwUupjYENkpcg5zc0BsCOqwKT5t9_uufRNtYEsWLmkOckMUUg1Oq92KEBBPgMPX2D98wv-vdMuLFmLmK5y23qRG5_Xpxp7lJosmkRc8D9clIXLO34ig04trP_nqjAHBRViE9CRWMO2TOvDsItAM2Va9iFR44uZnbZ2ftJpPPwcAiBXG12Qu-gvixAO3OkMOrG7Kl2z6Mq9yJ8RyaxwdipW2RVnqBO_Fg4wScABqLG0HrW7lXXpHKNomvy2Fq-Vxh_PGJybGVrQRsJHWGmTdVR-wXfEgD1YATgXyvL2p5mYEIHk1g_51UmMK5qVPcscAzDMpiLVa8FMBdepVkayU&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë