Drejtësia

Operacioni antidrogë ‘Ura’, shtyhet vendimi për masat e sigurisë për 14 të arrestuar

Gazeta Si – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyu për 4 orë seancën për verifikimin e masave të sigurisë për të arrestuarit e operacionit “Ura”. Vendimi i gjykatëses Rudina Palloj erdhi pas kërkesës së avokatëve që të njihen me aktet e dosjes.

Ky mega-aksion u zhvillua nga Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Antimafian italiane.

Ditën e sotme 14 persona do të përballen me togat e zeza për t’u njohur me masat e sigurimit. Pesë të tjerëve, masa e sigurisë u është komunikuar në gjykatat e zakonshme me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ndërsa shtatë të tjerë do të njihen me masat po këtë të premte, por në shtetin fqinj.

Ata janë Orgest Molla, Armand Tragaj, Altin Morina, Akil Ndrejaku, Musa Koça, Rando Aliu, Sokol Isteri Tatani, Bexhet Mema, Ervis Deti, Ligor Çombashi, Altin Pjetri, Ervin Zeqiri, Gezim Thartori, Alfred Hysa.

Ajo çfarë u vu re për personat e përfshirë në këtë rrjet trafiku, është se mes tyre është edhe avokati Armand Tragaj i cili akuzohet për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek funksionarë të drejtësisë.

Ervis Doçi i njohur si “Visi i Pojës” për shkak se është nipi i Xhevdet Troplinit, konsiderohej si “negociatori më i mirë i kokainës” sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Më poshtë është edhe lista e 28 emrave për të cilët u lëshua masë sigurie nga SPAK, ku prej tyre vetë një pjesë janë arrestuar.

Emrat e operacionit “Ura”

Elvis Doçi

Indrit Tafili

Orget Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sueld Elezi

Ekil Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korça

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Çukaj

Serxhio Shkodra

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artuar Shkoza

Sokol Istrefi

Ervin Zeqiri

Gëzim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë