Nëntë persona të arrestuar dhe 4 të shpallur në kërkim është bilanci i operacionit antidrogë me urdhër të SPAK një ditë më parë në Lezhë.
Ndërkohë, që katër punonjës të Komisariatit të Policisë në Pukë, janë vënë nën hetim dhe një tjetër është shpallur në kërkim, të akuzuar për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike.
Nga Komisariati i Policisë Pukë, janë vënë vënë nën hetim: Zamir Mehaj, 48 vjeç, Alfred Ndoj, 32 vjeç, Fatmir Alija, 50 vjeç, Petrit Florini, 49 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe janë me detyrë inspektor.
Po ashtu, është shpallur në kërkim N/Komisar Kastriot Bi}ukaj, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit nuk është gjetur në banesë, pasi dyshohet për favorizim të “Kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në njoftimin e SPAK, theksohet se hetimi ka zgjatur për rreth një vit dhe është arritur të dokumentohet veprimtaria e disa grupeve kriminale të përfshira në kultivimin e bimëve narkotike në zonat malore, mes territorit të Bashkive Pukë dhe Mirditë.
Sipas SPAK, dyshohet se grupet kanë bashkëvepruar me njëri-tjetrin për të siguruar shitjen e lëndëve narkotike, si dhe kanë siguruar mbështetje për të vazhduar këtë veprimtari nga strukturat e policisë, të cilët i informonin për kontrollet që do ushtroheshin në zonë.
Nga ana e policisë gjyqësore janë ekzekutuar masat e sigurimit “arrest në burg”, për personat nën hetim L.N; Gj.K.; M.RR.; Z.L.; I.P.; L.K.; T.L.; A.K. dhe Y.V.
Ndërkohë që janë shpallur në kërkim personat nën hetim T.SH.; G.M.; G.T., si dhe K.B., ky i fundit me detyrë oficer i policisë gjyqësore. Janë ekzekutuar gjithashtu masat e sigurimit personal “arrest në shtëpi”, për shtetasit S.L. dhe E.L.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



