Lajme

Operacion në Nikël, vihen në pranga dy persona të kërkuar

Policia ka vënë në pranga shtetas që ishin të shpallur në kërkim. Në sajë të operacionit “Lokalizimi”, janë vënë në pranga shtetasit A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë dhe G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.
Siç njofton policia, këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”.
Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë