Gazeta Si – Katër grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane, u goditën në operacionin e koduar “Operacione Muratore” të realizuar nga Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences dhe Kordinim me EUROJUST-in.
Operacioni, i zhvilluar me mbështetjen e policisë shqiptare, asaj spanjolle, holandeze, gjermane dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian, erdhi pas një hetimi 2 vjeçar të nisur nga Antimafia e Firences.
Lënda narkotike, kokaina, heroina e kanabisi, kryesisht sigurohej apo trafikohej në këto vende. Deri tani janë lëshuar 79 fletë arreste nga Prokuroria Antimafia e Firences, një pjesë e konsiderueshme me origjinë shqiptare. Për 67 prej tyre u ekzekutua masa e arrestit me burg, ndërsa për 12 të tjerët u caktuan masa të tjera.
Operacioni i sotëm, thotë SPAK, ka çuar në sekuestrimin e pasurive në vlerën 5 milionë euro. Në Shqipëri janë sekuestruar: 32 subjekte tregtare, 45 automjete, 4 motomjete, mbi 200 llogari bankare, 19 pasuri te paluajtshme.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp mes agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare që morën pjesë në këtë operacion, prokurori i SPAK, Vladimir Mara, tha se në kuadër të këtij operacioni, në 2023-n në Shqipëri janë arrestuar 21 persona.
Lista me 65 shqiptarët, të cilët dyshohen se mund të jenë të përfshirë në këtë grup kriminal.
Kledjon Muçollari; Ervis Vangjeli; Eljon Laçi; Kristian Ibrahimaj; Alban Mahilaj; Klaudio Sulejmani; Besmir Selamaj; Gabriela Avduli; Françesko Doda; Altin Ymeraj; Erdando Mara; Elsit Vera; Dritan Begaj; Mark Lisi; Ergys Leka; Fatmir Gjeci; Astrit Dedaj; Syrja Kapaj; Mark Malocaj; Alket Muça; Xhulio Kastrati; Elvis Kuçi; Klisman Çepele; Elton Kullolli; Pajtim Kullolli; Ergi Tomorri; Manuel Mone; Alban Ramadani; Gjon Ndreu; Simon Myftari; Blerim Myftari; Lorenco Malaj; Mabjram Malaj; Ani Muçi; Spiro Petro; Emiljano Balla; Hektor Turcu; Armand Meço; Fael Xhelili; Renato Qevani; Emirjan Hoxha; Fabjan Drini; Daniel Elezi; Ferdi Ndrejaj; Gjergj Ndrejaj; Amarildo Alla; Emiljano Alla; Enea Abedini; Qamil Abedini; Endrit Çoku; Ervin Myftaraj; Indrit Kolgjokaj; Eraldo Kolgjokaj; Marcello Gjaci; Riniol Tasi; Prelë Kolnikaj; Arbri Xherahu; Lazer Pervataj; Vahit Luca; Amarildo Mustafai; Kristjana Kolnikaj; Elis Meco; Endri Sercan.






Bëhet fjalë për trafikantë të cilët e siguronin drogën nga Lindja e Mesme dhe e trafikonin drejt Europës. Po ashtu, në Shqipëri SPAK ka sekuestruar mbi 200 llogari bankare, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme etj.
Mara tha se vijon hetimi i pasurive të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Gjatë këtyre hetimeve, autoritetet shqiptare zbuluan edhe një bunker, ku fshihej lënda narkotike.

“Është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë nuk mund të luftohet. Përveç përmbylljes së hetimeve janë evidentuar dhe dokumentuar vepra kriminale e 4 grupeve, të shtrirë në gjithë europën”, – tha Mara mes të tjerash.
Nga ky operacion, janë sekuestruar automjete, lëndë narkotike si edhe janë gjetur armë. Aktualisht operacioni është në vijim, ka një numër të lartë të personave të ndaluar përfshirë edhe drejtues të grupeve kriminale.
“Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë në këtë aktivitet, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera të luajtshme. Këto janë pasuri që dyshohet se janë krijuar në sajë të veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës”, – tha mes të tjerash prokurori shqiptar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




