Rend dhe Ligj

Operacion për parcelat me drogë, kapen qindra kg bimë në proces tharjeje: 12 të arrestuar në Shkodër

Gazeta Si – Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion kundër një grupi kriminal në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Oblika” janë ekzekutuar 12 masa sigurie, 10 në burg dhe dy arrest shtëpie.

Konkretisht masa “Arrest në burg” është dhënë për Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. Ndërsa Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni janë nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë kanabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32.000 bimë kanabisi.

“Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabis”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë