Gazeta Si - Një operacion i madh policor po zhvillohet në Shkodër mëngjesin e kësaj të enjteje, me qëllim mbledhjen e provave për zbardhjen e masakrës së 30 tetorit, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Sipas burimeve paraprake, me urdhër të SPAK, Forcat speciale RENEA të ardhura nga Tirana, po ushtrojnë kontrolle për sigurimin e provave materiale që lidhen edhe me ngjarjet e fundit kriminale.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve që po kryen SPAK për të ashtuuajturën “Masakra e Dobraçit”, ku humbën jetën Arlind Bushati, Hamza Lici, Flutura dhe Bashkim Basha.
Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër dhe disa fshatra pranë, ku janë sekuestruar 5 automjete të blinduara.
Mësohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë banesa të personave me precedentë penalë dhe të skeduar nga policia, referuar të njëjtave burime, janë gjetur armë dhe sende të jashtëligjshme, të cilat janë sekuestruar.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e SPAK, ndërsa detaje të tjera pritet të mësohen në vijim lidhur me arsyet e kontrolleve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.