Lajme

Operacion antidrogë në Krujë, 2 persona në pranga

Në sajë të operacionit policor “Arrameras”, Policia e Krujës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Arrameras dy banorë kishin kultivuar fidanë narkotikë, policia ka kryer kontrolle në territor dhe bën me dije se ka vënë në pranga shtetasit:
I. S., 55 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;
L. S., 61 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;
Gjatë kontrollit në afërsi të banesave së tyre, janë gjetur të kultivuara fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike në banesën e shtetasit L. S, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë