Rend dhe Ligj

Operacion antidrogë në Kavajë, dhjetëra të shoqëruar

Forca të shumta policore të Durrësit, mbi 100 efektivë, kanë zhvilluar një operacion masiv antidrogë në Kavajë, i cili konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e realizuar ndonjëherë në Kavajë.

Operacioni është zhvilluar në fshehtësi të plotë. Asnjë efektiv i Kavajës nuk është angazhuar për të shmangur çdo mundësi për të dekonspiruar opeacionin.

Në aksion janë përfshirë forcat operacionale, antidroga dhe Shqiponjat.

Burime nga Drejtoria e Policisë vendore Durrës bëjnë me dije se operacioni është rezultat i një hetimi disamujor të kryer me metoda speciale, përfshirë blerje të simuluara, vëzhgime dhe përgjime. Deri më tani, janë ekzekutuar 13 nga 14 urdhër-ndalimet e lëshuara, duke çuar në ndalimin e personave të shpallur më parë në kërkim.

Paraprakisht mësohet se policia ka sekuestruar qindra doza kanabisi dhe kokaine gjatë këtij aksioni, duke goditur një rrjet të shpërndarjes së narkotikëve në qytet e më gjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë